Basketboll

DY SFIDA SHUMË INTERESANTE, HAPIN XHIRON E 11-TË TË SUPERLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Me dy ndeshje tejet interesante, sot hapet xhiro e 11-të e Superligës së Kosovës në Basketboll.

Ndeshja e parë për sot, do të jetë ajo ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Lipjanit. Ylli nga tetë ndeshje të zhvilluara deri më tani, ka pesë fitore dhe tri humbje, kurse lipjanasit kanë nëntë humbje nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Të premten gjithashtu ballafaqohen edhe rivalët e vjetër Bashkimi dhe Trepça. Prizrenasit e kanë nisur mirë kampionatin, duke shënuar shtatë fitore dhe dy humbje, kurse mitrovicasit kanë dy fitore dhe gjashtë humbje.

E premte

17:00 Golden Eagle Ylli – Lipjani

19:00 Bashkimi – Trepça.

Të dyja ndeshjet, transmetohen direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

 

Komentet janë të mbyllura.