Basketboll

FITORE EDHE PËR DY SKUADRAT GJERMANE DHE EFESIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë përfunduar edhe tre ndeshje të radhës në xhiron e 9-të të Euroligës.

Alba e Berlinit ka arritur fitore, ndaj Crvena Zvezdës në Gjermani me rezultat të konsiderueshëm 92-80.

E fitore ka arritur edhe skuadra tjetër gjermane nga Mynihu, bavarezët e Bayernit kanë triumfuar në një super-duel ndaj Olimpiakosit me përmbysje 85-82.

Ndërsa, sonte fitore ka arritur edhe skuadra turke e Efesit, që ka mposhtur në udhëtim Lyon ASVELIN 84-90.

Komentet janë të mbyllura.