Basketboll

TË REJAT NGA PRISHTINA, PARA PËRBALLJES SË SONTME VENDIMTARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina sonte me fillim nga ora 19:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, luan ndeshjen vendimtare në FIBA Europe Cup.

Quhet ndeshje vendimtare për faktin, se nëse Prishtina arrin fitore me +9 pikë, kualifikohet  në fazën e dytë të kësaj gare prestigjioze evropiane.

AsistiOnline.com nga burime ekskluzive, pranë klubit nga prishtinas, ka marrë vesh se tek kryeqytetasit edhe sonte pritet të mungojë, pikëshënuesi më i mirë i skuadrës po edhe i garës së FEC, Dardan Berisha. Përderisa me shumë gjasa, kapiteni i skuadrës Edmond Azemi sonte rikthehet në formacion.

Atmosfera tek skuadra e Prishtinës, gjithnjë sipas burimeve të lartëcekura, është shumë e mirë dhe gjasat për kalim tutje të kryeqytetasve janë tejet në nivel.

Ndeshja e sontme e Prishtinës, përballë Medi Bayreuth luhet nga ora 19:00 dhe transmetohet në Platformën numër një në vend “Art Motion”.

Komentet janë të mbyllura.