Basketboll

VAZHDON SHKËLQIMI I DONCICIT, DALLASI DËRRMON WARRIORSAT

Prishtinë(AsistiOnline) – Shkëlqimi i Luka Doncicit në NBA, po vazhdon edhe sivjet e nën-dirigjimin e tij po fiton edhe Dallasi.

Mawericks mbrëmë kanë deklasuar totalit skuadrën ish-kampione të NBA-së, Golden State Warriors, të cilët i kanë mposhtur 142-94.

Slloveni Luka Doncic ishte i jashtëzakonshëm në këtë fitore të Dallasit me triple-double(35pk, 10krc, 11ast), por u dallua edhe Hardaway me 20 pikë.

Tek Warriors të pamjaftueshme për fitore ishin, 22 pikët e Paschallit e 16 të Bowmanit.

Komentet janë të mbyllura.