PRISHTINA DEKLASON PEJËN NË DERBIN E XHIROS
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e KB Prishtinës, ka arritur fitore të thellë në derbin e vjetër ndaj KB Pejës, në kuadër të Superligës së Basketbollit tonë.
Kryeqytetasit kanë triumfuar ndaj Pejës sonte me rezultat të thellë 104-60 për ta konfirmuar forcën e saj në elitën e basketbollit tonë.
Që nga fillimi e deri në fund, Prishtina e kishte avantazhin e ndeshjes, duke arritur që pas çdo çereku vetëm ta thelloj atë(33-9, 25-25, 19-17, 27-9), duke mos u rivalizuar për asnjë moment nga Peja e cila sonte nuk ishte fare, fare në element.
Në fitoren e Prishtinës sonte, pikë dyshifrore arritën 6 lojtarë, Meriton Ismaili(21), Divine Myles e Mikaile Tmusic(18), Fahro Alihodzic(13), Arian Memeti(12) e Fisnik Rugova(10).
Tek Peja pikëdyshifrore arriti vetëm Henrik Sirko(12).
Kjo është fitorja e shtatë e Prishtinës sivjet, karshi tri humbjeve. Ndërsa, Peja tash ka gjashtë disfata e katër fitore.
Komentet janë të mbyllura.