Basketboll

PRIZRENI-LIPJANI, MBYLLIN XHIRON E 13-TË

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 13-të në elitën e basketbollit kosovar, mbyllet me një ndeshje mjaftë interesante.

Bëhet fjalë për sfidën në mes të Ponte Prizrenit dhe Lipjanit, skuadra këto me synime diametralisht të kundërta sivjet.

Ponte Prizreni synon që edhe sonte të vazhdojë luftën për pozitat e Play Off-it, ndërsa Lipjani e kërkon sonte fitoren e parë, që pastaj të mendoj për mbijetesë.

Ndeshja nisë në ora 19:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.