Basketboll

YLLI PËRFORCOHET ME QENDRËN AMERIKANE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit po vazhdon të përforcojë radhët e veta me lojtarë të rinjë në ekip.

Pas marrëveshjes me trajnerin e ri, Dragan Radovic. Ky i fundit po sjellë përforcime në pikat ku po mendon se Ylli ka “çaluar” deri tani.

Klubi therandas sot ka arritur marrëveshje me lojtarin amerikan, Mike Thorne.

Thorne është i gjatë 211cm dhe luan në pozitat 4/5.Thorne ka luajtur në kolegje mjaft me zë në SHBA si, Charlotte dhe Ilinois.

Ai pritet të arrijë në Therandë të hënën, që të bashkohet me ekipin dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme me Yllin.

 

Komentet janë të mbyllura.