Basketboll

PRISHTINA ME FITOREN MË TË THELLË TË STINORIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka arritur fitoren e tetë në kuadër të xhiros së 14-të në elitën e basketbollit kosovar.

Keyeqytetasit kanë arritur fitore në udhëtim te Feronikeli me rezultatin bindës 70-119.

Duhet cekur se që nga fillimi e deri në fund, Prishtina kishte avantazhin konstant të ndeshjes, duke fituar çdo çerek(14-22, 11-30, 23-31, 22-36) dhe në fund fitorja erdhi me plotë meritë.

Lojtarët që kontribuan më së shumti në fitoren e Prishtinës sonte ishin, Divine Myles që realizoi double, double fenomenal 37 pikë e 10 kërcime si dhe shtoi 8 asistime, që njëherazi është edhe rekord stinori për të. Por u dalluan edhe Fahro Alihodzic me 15 pikë e Meriton Ismaili me 14 sosh.

Tek Feronikeli u dalluan, Brandon Scott me 28 pikë e Arti Hajdari me 22 pikë.

Kjo është fitorja e tetë e Prishtinës, karshi tri disfatave sivjet. Ndërsa, Feronikeli pësoi disfatën e dhjetë, krahas tri fitoreve.

 

 

Komentet janë të mbyllura.