Basketboll

BASHKIMI MBETET LIDER BINDSHËM NË SUPERLIGËN E FEMRAVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë vikendit, është mbyllur edhe xhiro e tetë në Superligën e Basketbollit Kosovar tek Femrat.

Të shtunën, Mabetex Prishtina ka mundur Trepën 84:37. Prishtinaset kanë gjashtë fitore dhe dy humbje, kurse mitrovicaset dy fitore dhe gjashtë humbje.

Penza ka mundur Vëllaznimin 77:62, duke shënuar fitoren e gjashtë, derisa numëron edhe dy humbje, kurse vashat kuqezi kanë tetë humbje nga po aq ndeshje.

Dhe sot Bashkimi ka shënuar fitoren e tetë në Superligën e Femrave nga po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme në elitën e femrave pa asnjë humbje.

Vashat prizrenase kanë mundur në udhëtim Kastriotin me rezultat 39:105 (8:35, 9:23, 12:15, 10:32). Tash Kastrioti ka dy fitore dhe gjashtë humbje, kurse Bashkimi tetë fitore, duke kryesuar i vetëm në renditje.

Komentet janë të mbyllura.