Basketboll

EKSKLUZIVE: RAHOVECI PËRFORCOHET ME DY AMERIKANË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit po vazhdon të përforcohet me lojtarë për të shpresuar titullin e kampionit të Kosovës sivjet.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht, se “vreshtarët” janë përforcuar me dy basketbollistë të huaj/amerikanë.

Bëhet fjalë për lojtarin Josh Davis, qē luan në pozitat 3/4 i cili së fundmi luajti në Superligen çeke dhe pati vetëm tri ndeshje të zhvilluara me ta, me mesatare prej 3.0 pikë për këto ndeshje të zhvilluara.

Ndërsa, transferi i dytë është, poashtu amerikan, Darrell Davis që luan në pozitat 2/3 dhe i gjatë 1.96cm. Në dy sezonet e fundit, Davis luajti në Superligën e Holandës dhe në atë të Hungarisë.

Lojtarët në fjalë, pritet të jenë figura të rëndësishme në radhët e Rahovecit, në tentim për suksese sivjet.

Komentet janë të mbyllura.