Basketboll

PRIZRENI FITON DRAMËN NDAJ RAHOVECIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Ponte Prizreni ka shënuar fitore të madhe në kuadër të xhiros së 17-të, në elitën e basketbollit të Kosovës, ndaj Rahovecit.

Prizrenasit në “Sezai Surroi” kanë mposhtur Rahovecin me shifrat e ngushta të ndeshjes 92-88.

Ishte pikërisht skuadra e Prizrenit ajo që e nisi më mirë ndeshjen, duke e mbyllur çerekun e parë 29-19, përderisa në periudhat, dy e tre Rahoveci triumfoi por ngushtë(18-20, 18-24), ndërsa çereku i fundit ishte shumë dramatik me Rahovecin që mundohej të përmbyste avantazhin, por Prizreni u mbajt dhe triumfoi në fund me shifrat e ngushta 92-88.

Në këtë fitore të Prizrenit sonte, pikë dyshifrore arritën katër lojtarë, Malcolm Canada(26), Ty Nichols(22), Urim Zenelaj(16) dhe Darieal Franklin(14).

Tek Rahoveci pikë dyshifrore arritën vetëm dy lojtarë, Darrell Davis e Joshua McFolley me nga 27 pikë.

Ishte kjo fitorja e 9 sezonale e Prizrenit, karshi 7 disfatave. Ndërsa, Prizreni pësoi edhe humbjen e 4 të stinorit, karshi 11 fitoreve që ka.

 

Komentet janë të mbyllura.