SHTYHET NDESHJA E SONTME E RAHOVECIT NË LIGËN BALLKANIKE
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare, KB Rahovecit sonte ishte paraparë që ta zhvillonte ndeshjen e radhës në Ligën Ballkanike, por kjo nuk do të ndodhë.
”Vreshtarët” nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, kanë paralajmëruar se ndeshja është shtyrë me kërkesën e skuadrës malazeze, Ibar Rozhajë.
”Ndeshja e radhës në udhëtim ndaj Ibar Rozaje në Ballkan Ligë, është shtyrë për një datë tjetër në muajin janar me kërkesë të nikoqirëve. Ndërkoh takimi i radhës në këtë garë për skuadrën tonë është me 9 janar në “Mizahir Isma” ndaj klubit nga Bullgaria të Academic Bultex”, thuhet në njoftim.
Të kujtojmë se Rahovecit sivjet, për herë të parë po luan në gara të huaja.
Komentet janë të mbyllura.