Basketboll

VAZHDON “ANEMIA” E FENERIT, PËSON NË STAMBOLL

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjigangi i basketbollit turk dhe evropian, Fenerbahçe po vazhdon me formën e dobët sivjet nê Euroligë.

Ekipi nga Stambolli, është mposhtur sonte pikërisht si vendas nga Zenit Shën Petersburg 81-84.

Polaku, Mateusz Ponitka me 16 pikë e francezi Andrew Albicy me 12 pikë, ishin lojtarët më të dalluar në fitoren e madhe të Zenitit si mysafir sonte.

Tek Feneri u dalluan, Joffre Lauvergne me 18 pikë e Nikola Kalinic me 16 pikë, por që s’mjaftuan për fitore.

 

 

Komentet janë të mbyllura.