Basketboll

NË “MINATORI” HAPET XHIRO E 18-TË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme hapet xhiro e 18-të, njëherazit e fundit për stinorin vjeshtor në Superligën e Basketbollit të Kosovës.

Ndeshja që e hap këtë, është ajo e ditës së sotme në mes të Trepçës e Lipjanit në Mitrovicë.

Mitrovicasit do të kërkojnë fitoren e dytë radhazi, pas asaj ndaj Feronikelit. ‘Xehetarët’ kanë tri fitore dhe 12 humbje, derisa lipjanasit kanë 15 humbje në po aq ndeshje të zhvilluara.

Ndeshja nisë në ora 17:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.