XHIRO E 15-TË E EUROLIGËS MBYLLET ME NDESHJE INTERESANTE
Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 15-të e Euroligës, është mbyllur sonte me pesë ndeshje shumë interesante.
Khimki ka realizuar një fitore tejet të vlefshme si vendas, ndaj Zalgiris Kaunas me rezultatin 83-74.
Fitore të madhe këtë xhiro, ka arritur skuadra serbe Crvena Zvezda, që ka mposhtur në Beograd, Olimpiakosin grek 81-88.
Derbi mbrëmjes, por edhe komplet xhiros padyshim që u zhvillua në Stamboll të Turqisë, atje ku u takuan finalistët e vitit të kaluar në Final Four-in e Euroligës dhe ku fitues dolën mysafirët e CSKA Moskës që mposhtën Anadolu Efesin minimalisht 80-81.
Në gjermani, Bayerni ishte mikëpritës i Barcelonës, por që u mposht nga këta të fundit 67-77.
Dhe në ndeshjen e fundit të xhiros, Lyon Vëllburni, mposhti Albën e Berlinit 93-81.
Komentet janë të mbyllura.