Basketboll

EKSKLUZIVE: RAHOVECI ARRIN MARRËVESHJE ME DY LOJTARË TË HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit ka kompletuar transferimin e dy lojtarëve të ri të huaj, ka mësuar ekskluzivisht AsistiOnline.com

Nga burime të afërta me lojtarët që kanë nënshkruajtur me Rahovecin, është marrë vesh se skuadra “vreshtare” ka transferuar në skuadër, dyshen e lojtarëve të huaj, Jabari Craig e Trayvon Reed.

Jabari Craig luan në pozitën e qendrës i gjatë 2.08cm, në stinorin aktual luajti tek skuadra e Superligës rumune, Focsani me të cilët kishte nje mesatare prej 5.7 pikësh, 5.6 kërcimesh e 0.2 asisteve për ndeshje.

Në anën tjetër, transferi i dytë është amerikani, Trayvon Reed, i gjatë plotë 2.18cm. Reed së fundmi u paraqit për skuadrën “Texas Southern University” me të cilët pati një mesatare prej 13.3 pikësh, 8.1 kërcimesh e 0.7 asiste për ndeshje.

Të dy lojtarët në fjalë, dallohen sidomos për lojën e tyre në mbrojtje dhe gjithnjë sipas burimeve në fjalë, do të zbarkojnë në Rahovec me rekomandimin e Marjan Illievskit.

Komentet janë të mbyllura.