Basketboll

ZYRTARE: ARTI HAJDARI RIKTHEHET TE KB PEJA

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e KB Pejës e ka nisur me një transfer tejet të bujshëm afatin kalimtar dimëror.

Pejanët para pak çastesh kanë njoftuar, se kanë transferuar në radhët e veta, fundorin Arti Hajdari.

“KB Peja ka arritur marrëveshje me Arti Hajdarin për këtë sezonë dhe sezonën tjeter. Falemnderojmë ekipën dhe udhëheqësinë e KB Feronikelit për bashkëpunim në këtë transfer’’, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit pejan.

Arti Hajdari së fundmi ishte pjesë e KB Feronikelit, duke qenë lojtari kyq i “industrialistëve” edhe në inkudrimin historik të tyre në Superligë, por edhe në stinorin vjeshtor.

Komentet janë të mbyllura.