Basketboll

NË MESJAVË NDESHJET E BIBL PËR SKUADRAT KOSOVARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas pushimit disa javor në stinorin vjeshtor, këtë mesjavë nisë gjysmëstinori i dytë i Ligës Ballkanike.

Në këtë garë sivjet po marrin pjesë edhe dy skuadrat kosovare, Peja e Rahoveci të cilat kanë treguar lojëra tejet interesante.

Të mërkurën, stinorin pranveror e nisë skuadra e Pejës që si vendase e pret Ibar Rozhajen, ndeshje kjo që nisë nga ora 19:00.

Ndërsa të enjtën, skuadra e Rahovecit poashtu si vendase e pret Academic Bultexin në sfidën që zhvillohet në “Mizahir Isma” nga ora 18:00.

Të dyja ndeshjet pritet të jenë shumë interesante për publikun.

Komentet janë të mbyllura.