SI PERFORMUAN ARDHJET E BUJSHME TË PEJËS?
Prishtinë(AsistiOnline) – Mbrëmjen e sotme Peja e nisi stinorin pranveror në Ligën Ballkanike me fitore perfekte.
Por si debutuan dy transferet e bujshme të Pejës, Dardan Berisha e Arti Hajdari, AsistiOnline.com ju sjellë këtë enigmë.
Dardan Berisha ishte më i dalluari në këtë fitore të Pejës, që në ndeshjen e parë të rikthimit me ekipin, ku kishte debutuar edhe si basketbollist i ri. Berisha përballë Ibar Rozhajes, për 35 minuta lojë realizoi 23 pikë, 3 kërcime, 4 asistime si dhe rrëmbeu 2 topa.
Ndërsa, transferi tjetër me bujë, Arti Hajdari kishte poashtu debutim solid, ku për 18 minuta lojë realizoi 13 pikë, 2 kërcime, 3 asistime dhe rrëmbeu 2 topa.
Komentet janë të mbyllura.