Prishtinë(AsistiOnline) – Mbrëmjen e sotme në “Karagaç” të Pejës, nisë stinori pranveror në Ligën Ballkanike.
Ndeshja hapëse e stinorit pranveror, luhet në mes të skuadrës kosovare, KB Peja dhe KK Ibar nga Rozhaja e Malit të Zi nga ora 19:00.
Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për skuadrën pejane, që në këtë edicion të BIBL ka dy fitore dhe tri humbje, kurse skuadra nga Mali i Zi ka tri fitore dhe një humbje.
Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ta gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com