Basketboll

RAHOVECI E NISË ME HUMBJE STINORIN PRANVEROR NË LIGËN BALLKANIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit e ka pësuar edhe humbjen e pestë në Ligën Ballkanike.

”Vreshtarët” sonte kanë pësuar në shtëpi nga skuadra bullgare, Academic Bultex me rezultatin final 77-86.

Bullgarët e nisën më mirë ndeshjen që në start, duke fituar çerekun e parë 19-23, përderisa në çerekun e dytë Rahoveci dha shenja këndelljeje duke fituar këtë periodë 25-17, porse në pjesën e dytë, lideri i Ligës Ballkanike tregoi forcën reale duke i fituar dy periodat e fundit(18-20, 15-26) të cilat ia sollën edhe fitoren në fund.

Dy transferet e reja, Altin Morina e Jabari Craig ishin më të dalluarit te Rahoveci sonte, Morina realizoi 17 pikë e Craig realizoi 15 sosh, por u dalluan edhe Darrell Davis e Joshua McFolley me nga 16 pikë.

Tek bullgarët në fitore u dalluan, Shakir Smith me 20 pikë e Tencho Tenchev me 14 pikë.

Ishte kjo disfata e pestë e Rahovecit sivjet në Ligën Ballkanike, krahas vetëm një fitore. “Vreshtarët” ndeshjen e radhës në këtë garë e luajnë poashtu si vendas ndaj Vllaznisë së Shkodrës.

 

Komentet janë të mbyllura.