Basketboll

BOJKOT NGA VENDORËT: KËTË XHIRO REFEROJNË GJYQTARËT NGA RAJONI

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme nisë stinori pranveror në elitën e basketbollit, por jo çdo gjë do të shkojë mirë me organizimin e ndeshjeve.

Ditëve të fundit është spekuluar se referët vendorë kanë hyrë në një bojkot, shkaku i mospgesave ndaj tyre.

Në fakt tërë ky informacion, po del të jetë i saktë. Sepse është vetë sekretarja e FBK-së, Elvira Dushku ajo e cila e ka pranuar vetë lajmin në fjalë, duke pranuar se në këtë xhiro do referojnë gjyqtarë nga një shtet tjetër, por pa e cekur vendin. Për faktin se kanë hasur në telashe financiare për ti paguar gjyqtarët dhe ata tashmë janë në bojkot.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht, se  ndeshjet e xhiros hapëse të stinorit pranveror në elitën e basketbollit kosovar pritet ti referojnë gjyqtarë malazezë në bashkëpunim me ata nga Shqipëria.

Ndërsa për xhirot e tjera, mbetet të shihet se si do të rrjedhë situata me referët vendorë.

Komentet janë të mbyllura.