PRIZRENI FITON SUPER-NDESHJEN DRAMATIKE NDAJ PEJËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit e ka arritur fitoren më të këndshme të sezonit, që në start të stinorit pranveror.
Prizrenasit kanë arritur ta mposhtin Pejën me rezultatin 96-92, në një ndeshje të jashtëzakonshme që u zhvillua sonte në “Sezai Surroi” të Prizrenit.
Ishin pejanët ata që e nisën më mirë ndeshjen e sontme, duke e mbyllur çerekun e parë 20-23, por Prizreni u rikthye në atë të dytë dhe e fitoi 30-25, për ta mbyllur pjesën e parë në epërsi dy pikëshe.
Loja e jashtëzakonshme e të dyja skuadrave vazhdoi edhe në pjesën e dytë, me Ponte Prizrenin që i fitoi dy periudhat e fundit të ndeshjes minimalisht(20-19, 26-25), por që në fund i shërbyen shumë për fitore.
Më të dalluarit në fitoren e sontme të Prizrenit sonte ishin, Urim Zenelaj me double-double fantastik prej 25 pikë e 19 kërcime, si dhe Andre Wolford e Ty Nichols me nga 19 pikë.
Tek Peja s’mjaftoi për fitore, performanca maestrale e Dardan Berishës që realizoi double-double(35pk, 11krc), por as Drilon Hajrizi me 24 pikë e Henrik Sirko me 13 sosh.
Ishte kjo fitorja 10 e Prizrenit sivjet, krahas 7 disfatave. Ndërsa, Peja mbetet në kuotën e 9 fitoreve dhe pëson humbjen e 8-të.
Komentet janë të mbyllura.