Basketboll

“AVULLOHEN” BILETAT PËR DERBIN NË “MIZAHIR ISMA”

Prishtinë(AsistiOnline) – Të gjitha biletat për ndeshjen derbi, Rahoveci-Prishtina në kuadër të xhiros së 19-të në basketbollin kosovar janë shitur.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se të gjitha ulëset në Palestrën moderne “Mizahir Isma” në Rahovec tashmë veçse janë të zëna dhe vetëm edhe më pak se 100 bileta janë në shitje.

Ndeshja nisë në ora 17:00 dhe transmetohet në Art Motion e Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.