Basketboll

RAHOVECI ARRIN FITOREN E TRETË SEZONALE NDAJ PRISHTINËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme stinorin pranveror në elitën e basketbollit kosovar.

”Vreshtarët” kanë fituar derbin e xhiros ndaj Sigal Prishtinës, në “Mizahir Isma” para afro 4 mijë shikuesve me rezultatin final 70-57.

Ishte pikërisht skuadra vendase e Rahovecit ajo që e nisi shumë më mirë takimin, duke mos e lënë fare Prishtinën që të shënojë pikë në 7 minutat e para të ndeshjes dhe mbylli çerekun e parë 17-4, edhe pse Prishtina paksa u këndell në vazhdim, Rahoveci përsëri fitoi periodën e dytë 16-13.

Në pjesën e dytë, Prishtina i fitoi të dy periodat e fundit të ndeshjes, por shkaku i pikëve të ngushta mes ekipeve, deficiti nga pjesa e parë e ndeshjes i kushtoi dhe në fund e humbi një takim shumë të vlefshëm.

Individët më të dalluar në këtë fitore të Rahovecit sonte ishin, Darrel Davis me 18 pikë, Alban Veseli me 15 pikë, Josh McFolley me 13 pikë e Bardh Rexha me 10 sosh.

Tek Prishtina s’mjaftuan për triumf, Jordan Johnson me 22 pikë, si dhe Fahro Alihodzic e Fisnik Rugova me nga 11 pikë.

Ishte kjo fitorja e 12 sezonale e Rahovecit, karshi 5 disfatave. Ndërsa, Prishtina tash ka 4 humbje e 13 fitore.

Komentet janë të mbyllura.