Basketboll

EKSKLUZIVE: ANDIN RASHICA PËRKRAHU ISH – TRAJNERIT TË PËRFAQËSUESES SË KOSOVËS

Prishtinë (AsistiOnline.com) – Ditë më parë Andin Rashica u largua nga posti i ndihmës trajnerit të Sigal Prishtinës, post që e kishte ushtruar për disa vite më radhë.

Rashica përpos ndihmës trajnerit të Sigal Prishtinës në periudha kohore të ndryshme e ka udhëhequr skuadrën edhe në rolin e trajnerit.

Në vetëm para pak çasteve e kontaktuam Andin Rashicën i cili ekskluzivisht për Asisionline.com konfirmoi se me gjasa të mëdha ai do të udhëtojë drejt Izraelit për tu bërë dora e djathtë e Brad Greenberg tek skuadra e Superligës Maccabi Ashdod.

Rashica poashtu konfrimoi se ka pasur oferta konkrete edhe nga skuadrat e Superligës së basketbollit kosovar por asnjë prej tyre nuk ishte me projekt serioz.

Kujtojmë që, Greenberg më herët ishte trajner i Përfaqësueses së Kosovës ndërsa në rolin e ndihmës trajnerit e kishte pikërisht Rashicën dhe ishte pikërisht trajneri amerikan ai që e ka ftuar tek skuadra izraelite.

Gjithashtu, Asistionline.com merr vesh se Rashica është në pritje të paisjes me vizë dhe më pas menjeherë do të udhëtojë drejt Izraelit për të filluar punën e ndihmës trajnerit te Maccabi Ashdod tek e cila skuadër ka luajtur edhe Lis Shoshi./ASISTIONLINE.COM.

Komentet janë të mbyllura.