Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbolli i Kosovës së paku edhe këtë mesjavë nuk do të gjykohet nga referët vendorë.
Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës, ka vendosur që të hyjë në bojkot me anëtarët e saj, shkaku i mos marrjes së pagave me kohë nga Federata e Basketbollit të Kosovës.
Drejtuesit e SHGJBK-së, në një email drejtuar redaksisë së AsistiOnline.com, kanê konfirmuar se deri ditën e sotme nuk kanë arritur marrëveshje me FBK-në, për t’ju rikthyer palestrave kosovare, ndërsa nesër pritet një takim në mes drejtueseve të FBK-së dhe atyre të SHGJBK-së, për të biseduar rreth kësaj çështje dhe që ta zgjidhin këtë bojkot eventualisht.
AsistiOnline.com do t’ju mbajë të informuar në lidhje me këtë çështje, andaj qëndroni me ne.