Basketboll

YLLIN DËRRMON LIPJANIN, 2–2 NË PRANVERË

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka arritur edhe fitoren e dytë me radhë në stinorin pranveror në basketbollin kosovar.

Ekipi i drejtuar nga Dragan Radovic, ka arritur të triumfojë si mysafir i Lipjanit, me rezultatin final të ndeshjes, 79-100.

Përgjatë gjithë takimit, skuadra e Yllit e kishte avantazhin e ndeshjes, duke fituar çdo çerek të ndeshjes, përpos të fundit por që s’ndikoi në ndeshje(21-29, 12-21, 17-26, 29-24) dhe në fund arriti një fitore plotësisht të merituar.

Më të spikaturit në fitoren e sontme të Yllit ishin, Arber Berisha e Samir Zekiqi me nga 20 pikë, Valon Bunjaku me 18 pikë e Terrell Everet me 12 sosh.

Tek Lipjani u dalluan, Warren Winson me 32 pikë e Tamas Bruce me 30 sosh.

Ishte kjo fitorja e 12 e Yllit, krahas 6 disfatave këtë edicion. Ndërsa, Lipjani pësoi disfatën e 17, karshi vetëm 1 fitoreje.

Komentet janë të mbyllura.