Basketboll

MERAKLITË E BASKETIT SOT SHËNUAN, 3 VJETORIN E HAPJES SË GRUPIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Grupi i shumëpërfolur në Facebook, “Merakli t’basketit”, sot festuan tre vjetorin e hapjes së grupit në Facebook.

Në lidhje me përvjetorin e grupit simpatik, administratori i grupit, Besim Xhemajli dhe tre nga antarët e grupit: Armend Haziri, Ardit Zubaku e Jon Bajraktari, ishin të ftuar në episodin e 408 të ASISTIT.

Administratori, Besim Xhemajli u shpreh shumë i kënaqur me mënyrën se si po shkon puna në grupin, ku flitet ekskluzivisht për basketboll.

“Jemi një grup që jemi familjarizuar në njëfar mënyre. Flasim e debatojmë të gjitha temat rreth basketbollit, në frymë korrekte dhe për 3 vite të themelimit, kemi arritur të jemi një numër i konsiderueshëm antarësh(1.659)”, tha Xhemajli.

Edhe anëtarët e tjerë të grupit, Armend Haziri, Ardit Zubaku e Jon Bajraktari u shprehën se janë të kënaqur me ecurinë e grupit të basketbollit, në të cilin përpos bisedës e debateve, kanë krijuar edhe shoqëri të re.

Më në detaje, për bisedën me “meraklitë e basketit”, ndiqeni sonte episodin 408 të ASISTIT në Art Sport 1, nga ora 21:00.

Komentet janë të mbyllura.