Basketboll

BASHKIMI PËRMBYS PONTEN, FITON PAS VAZHDIMEVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit e ka fituar derbin lokal të Prizrenit, duke mposhtur ekipin tjetër të qytetit, Ponten.

Bashkimi ka arritur të mposhtë Prizrenin pas vazhdimeve me rezultatin 101-92, pasiqë koha e rregullt e ndeshjes përfundoi baraz(86-86)në një ndeshjes tejet interesante të luajtur sonte në “Sezai Surroi”.

Ndeshja ishte shumë interesante me herë njërin e herë tjetrin ekip që rrëmbente avantazhin, me Ponte Prizren që ishte më konkret se Bashkimi, por në çastet e fundit të kohës së rregullt, Bashkimi fillimisht e qoj ndeshjen në vazhdime e krejt në fund edhe e fitoi.

Më të dalluarit në fitoren e sontme të Bashkimit ishin, Stevie Clark me plotë 33 pikë, Terik Brigdeman me 24 pikë e Corey Ross me 19 sosh.

Tek Prizreni s’mjaftuan për fitore, Ty Nichols me 32 pikë e DeFranklin me 24 sosh.

Ishte kjo fitorja e 14 e Bashkimit sivjet, karshi 8 fitoreve. Ndërsa, Prizreni pësoi disfatën e 9 sezonale, karshi 13 fitoreve.

 

 

Komentet janë të mbyllura.