Basketboll

SUPER-DERBI I XHIROS, LUHET SOT NË THERANDË

Prishtinë(AsistiOnline) – Pa as një fije dyshimi, ndeshja kryesore e xhiros së 24 në elitën e basketbollit kosovar luhet sot.

Bëhet fjalë për sfidën që do të zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit. Takimet në vitet e fundit mes këtyre skuadrave kanë qenë shumë interesante dhe dramatike dhe ashtu pritet të ndodhë edhe sot.

Ylli ndodhet në vendin e tretë me 34 pikë (14 fitore dhe gjashtë humbje), ndërsa Rahoveci është lider me 37 pikë (16 fitore dhe pesë humbje).

Ndeshja nisë në ora 17:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “ART MOTION” si dhe KLAN KOSOVA.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.