Basketboll

YLLI I PANDALSHËM NË PRANVERË, MPOSHT RAHOVECIN NË DERBI

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka fituar përballjen kryesore të xhiros së 24-të në elitën e basketbollit kosovar, ndaj Rahovecit.

”Xhebrailat” kanë arritur që sonte ta mposhtin rivalin e madh, Rahovecin me rezultatin e përgjithshëm të ndeshjes, 88-84.

Qysh në start ndeshja nisi shumë interesant me Rahovecin që e nisi më mirë sfidën duke e mbyllur çerekun e parë 16-23, përderisa në të dytin Ylli u këndell dhe e fitoi atë 25-16, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 41-39.

Në pjesën e dytë vazhdoi loja e fortë e ekipeve e kjo bëri që çereku i tretë të mbyllej baraz 21-21, në çerekun e fundit Ylli u tregua më i saktë(26-24) se Rahoveci dhe kjo i shërbeu për fitore të merituar në fund.

Më të dalluarit në fitoren e Yllit sonte ishin, Samir Zekiqi me 24 pike, Devonte Browen me 16 pikë, Terrell Everet me 15 pikë e Valon Bunjaku me 10 pikë

Tek Rahoveci s’mjaftuan për triumf, Darrell Davis me 23 pikë, Altin Morina me 18 pikë e JoshMc Folley me 14 pikë.

Ishte kjo fitorja e 15 e Yllit sivjet, karshi 6 disfatave. Ndërsa, Rahoveci sonte pësoi humbjen e 6, krahas 16 fitoreve.

Komentet janë të mbyllura.