Basketboll

EKSKLUZIVE: KËTA JANË DY LOJTARËT E HUAJ QË DO GAROJNË PËR NJË VEND TE KOSOVA

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës këtë muaj(Shkurt) do të luajë në parakualifikimet për Kupën e Botës 2023 dhe për këtë bordi i FBK-së ka zgjedhur selektorin e ri që do ti prijë ekipit kosovar.

Bëhet fjalë për greku, Christos Marmarinos i cili sipas burimeve ekskluzive të AsistiOnline.com menjëherë ka nisur punën për konsolidimin ekipit të Kosovës, para ndeshjeve parakualifikuese për Kupën e Botës.

Sipas po të njëjtave burime, AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se në ekipin e Kosovës, janë ftuar dyshja e huaj që janë natyralizuar më herët, Scott Bamforth e Divine Myles, por që në vartësi të performancave të tyre në stërvitje, në fund trajneri do të vendos se cili prej tyre do të futet në 12-shen përfundimtare. 

Kosova në parakualifikimet për Kupën e Botës 2023 ndodhet në një grup me Islandën, Luksemburgun dhe Sllovakinë.  

Ndeshjen e parë “Dardanët” do ta zhvillojnë përballë Islandës në Prishtinë më 20 shkurt, derisa më 23 shkurt do të përballen me Luksemburgun në udhëtim. 

Komentet janë të mbyllura.