Basketboll

REXHA OPTIMIST: KUPA MBETET NË RAHOVEC

Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni i skuadrës së Rahovecit, Bardh Rexha është shprehur optimist për sfidën e parë të “FINAL 8” të Kupës së Kosovës, që ekipi i tij e luan sonte ndaj Trepçës.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, kapiteni i rahovecasve, ka folur në lidhje me përgatitjet dhe synimet që ka skuadra e tij, para nisjes së këtij turneu, që Rahoveci si nikoqir mëton edhe ta fitojë.

“Jemi falënderues Federatës së Basketbollit të Kosovës që na është besuar sërish organizimi i Kupës në Rahovec. Ne jemi duke u përgatitur maksimalisht, pasi jemi edhe organizator dhe besoj se Kupa do të mbetet në Rahovec. Ne jemi përgatitur maksimalisht për garat e Kupës, një trofe shumë i rëndësishëm për ne”, tha Rexha.

Rahoveci sonte zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të “FINAL 8” për Kupën e Kosovës, kundër Trepçës. Ndeshja nisë në ora 19:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive dhe ekskluzive në vendin tonë “Art Motion”.

Komentet janë të mbyllura.