Basketboll

VËLLAZNIMI NË FINALE TË LIGËS SË PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi i Gjakovës është finalisti i parë i Kupës së Kosovës për Ligën e parë.

Gjakovarët kanë mposhtur në gjysmëfinale, para pak çastesh, Istogun me rezultat tejet bindës, 77-54.

Në ndeshjen e zhvilluar në Rahovec, klub i cili po e organizon “Final 8” e Kupës, ekipi gjakovar i udhëhequr nga Shkumbin Kumnova udhëhoqi gjatë tërë kohës(24-18, 12-15, 23-11, 18-20) dhe në fund iu gëzua me meritë fitores.

Më të dalluarit në fitoren e Vëllaznimit ishin, Roni Koshi me 22 pikë, Terik Philiphs me 21 pikë, Bukar Çeku me 13 pikë e Albatrit Berisha me 11 pikë.

Tek Istogu s’mjaftuan për fitore, Diamant Shabani me 19 pikë e Mirlind Zekaj me 12 pikë.

Vëllaznimi me këtë fitore kalon në finalen e Ligēs së parë, ku e pret fituesin e duelit të nesërm, As Prishtina-Drita.

Komentet janë të mbyllura.