Basketboll

DERRICK JONES(JR) FITON GARËN E SLAM DUNK NË ALL STAR

Prishtinë(AsistiOnline) – Gara për ngulitjen më të mirë në NBA – All Star, mbrëmë ka qenë senzacionale.

Në fund ka triumfuar basketbollisti i Miami Heat, Derrick Jones Jr, falë ngulitjeve spektakolare.

Në garë për këtë gjë ishin, basketbollisti i Milwaukee Bucks, Pat Connaughton si dhe qendra e Los Angeles Lakers, Dwight Howard. Ndërsa, në fund ka qenë finale spektakolare mes Jones JR dhe Aaron Gordon pasi që të dy ishin të fenomenalë.

Gordon në fund mori 47 pikë nga komisioni për ngulitjen e fundit dhe ishte shumë i pakënaqur që nuk iu dha vendi i parë, duke aluduar se më nuk do të marrë pjesë në këtë garë. Ndërsa në fund, Derrick Jones JR fitoi një pikë më shumë për ta fituar këtë çmim të vlefshëm.

https://m.youtube.com/watch?feature=emb_title&v=1zqZHEYL3yc

Komentet janë të mbyllura.