Basketboll

SHIRKO MVP I FINALES SË KUPËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë ceremonisë së dorëzimit të Kupës së Kosovës, Federata e Basketbollit të Kosovës ka përzgjedhur edhe MVP-në e finales.

Me votat e gazetarëve që ishin të pranishëm në ndeshjen finale në mes të Yllit dhe Pejës, kroatit, Henrik Sirko i takoi epiteti i lojtarit më të mirë apo MVP-së të ndeshjes finale.

Sirko ishte ndër lojtarët më të dalluar në fitoren e ekipit të tij, që ia solli edhe trofeun e shumë pritur Pejës – Kupën e Kosovës.

Komentet janë të mbyllura.