Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
KASTRATI I GATSHËM: DO TË JAPIM 100% NGA VETJA – AsistiOnline
Basketboll

KASTRATI I GATSHËM: DO TË JAPIM 100% NGA VETJA

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollistët e Kosovës Ditën e Pavarësisë e kanë festuar, duke nisur përgatitjet maksimalisht për dy ndeshjet para-kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023.

Pas stërvitjes së parë të Kosovës në këtë kampanjë, optimist për ekipin ishte njëri ndër basketbollistët më të rëndësishëm të ekipit, Erjon Kastrati.

“Fillimisht dua të them se kam nderin dhe kënaqësinë që jam i ftuar në Kombëtaren e Kosovës. Stërvitja e parë ishte për tu njohur më shumë se si do të luajmë dhe në stërvitjet e ardhshme besoj se do të rritet intensisteti. Siç ka thënë trajneri duhet të mundohemi të fitojmë në çdo ndeshje. Do të japim më të mirën nga vetja jonë në këto ndeshje”, theksoi Kastrati.

Komentet janë të mbyllura.