Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
DINO N’ASIST : KUPA E KOSOVËS NË SYTË E DINOS – AsistiOnline
Basketboll

DINO N’ASIST : KUPA E KOSOVËS NË SYTË E DINOS

RAHOVECI – TREPÇA

(ASISTIONLINE) – Një javë shumë interesante dhe përplot me ndeshje të bukura për t’u analizuar e kemi lënë pas.  Andin Rashica – Dino është munduar të bëjë rishikimin e ndeshjeve më interesante nga aspekti analitik, për të informuar në mënyrë edhe më të detajuar dhe me ekspertizë, ekskluzivisht për AsistiOnline.

Ish trajneri i Prishtinës dhe ndihmës trajneri i Përfaqësueses së Kosovës sot na sjell thellësin e analizave të ndeshjeve të Kupës, me syrin e trajnerit, duke na shpjeguar taktikat e suksesshme por dhe gabimet e skuadrave sipas zgjedhjes së tij. Fillojmë me duelin Rahoveci – Trepça, ndeshje kjo që për pak nuk solli befasi.

 

DINO n’ ASIST : RAHOVECI – TREPÇA

 

Rahoveci është dashur të djersitet mirë për të fituar kundër Trepçës, në ndeshjen e parë çerekfinale. Pas një dueli shumë dramatik ku po thuaj gjatë tërë kohës ka udhëhequr Trepça dhe pas disa ndërprerjeve dhe incidenteve,Rahoveci fitoj shumë ngusht por Trepça dhe trajneri Plantak janë fitues moral i kësaj ndeshjeje sepse befasuan këndshëm me lojë e shkëlqyeshme. 

Andaj, kjo lojë ishte shumë interesante për ta analizuar dhe po shkojmë me radhë

 

1. Në fillim të takimit ekipi i Rahovecit filloi mirë duke pasur përparësi gjatësinë nën kosh dhe krijoi avantazh me lojën e mirë të Craigut. 

https://www.youtube.com/watch?v=EeQtduejx7w&feature=youtu.be


2.

Vreshtarët në vazhdim patëm problem në sulm për shkak se nguteshin dhe kishin përfundim jo të mirë të kundërsulmeve. 

https://www.youtube.com/watch?v=4WGK1-InqkY&feature=youtu.be 


3.

Poashtu kishin probleme edhe në mbrojtje duke mos ndalur depërtimet përshkak të rotacionit jo të mirë, ndihma në sulmë bëhej me vonesë dhe nuk mbyllej koshi mirë. 

https://www.youtube.com/watch?v=NUf2zbENozo&feature=youtu.be 


4.

Rahoveci përkundër gabimeve por edhe mbrojtjes agresive të Trepçës, fillon të marrë vetën dhe të mos lejoj rritjen e epërsisë së mitrovicasve. Së pari krijuan avantazh përmes Davis i cili mbrohej nga Rinol Gashi, duke e sulmuar nën kosh.

Poashtu në sulm filloi të ketë lojë kolektive dhe fokus sidomos në “pick n’roll” dhe në kundërsulme. 

https://www.youtube.com/watch?v=SPz0goB_lus&feature=youtu.be 

https://www.youtube.com/watch?v=ERI8cTa1a08&feature=youtu.be 

 

5.

Vreshtarët në vazhdim të takimit në disa raste filluan të kenë edhe mbrojtje të mirë kolektive, sidomos kur filluan të aplikojnë mbrojtje zonale të cilën e ndërronin prej 

1-2-2, në 2-3 dhe 1-3-1. 

https://www.youtube.com/watch?v=EQXkr53yUds&feature=youtu.be 

 

6.

Trepça filloi takimin me një mbrojtje mjaftë agresive. Vështirësonin lojën 1 me 1 dhe ndalonin çdo depërtim të lehtë të vreshtarëve. Poashtu bënin ndërrim agresiv pas çdo blloku.  

https://www.youtube.com/watch?v=n5GJSzPKEas&feature=youtu.be 

 

7.

Prej mbrojtjes agresive kishte motiv për lojë të mençur dhe të shpejtë në sulm, sidomos nga 

dyshja me përvojë, Besnik Azemi dhe Valdrin Haxhiu të cilët lanë atomin e fundit në këtë takim. 

https://www.youtube.com/watch?v=mRbhka8Fqxs&feature=youtu.be 


8.

Trepça pothuajse gjatë tërë takimit kishte epërsinë falë durimit dhe krijimit të situatave duke rrezikuar në sulm pikat e dobëta të Rahovecit të cilat ishin : mbrojtja e dobët e pick n’roll ndaj Hanes I cili çdoherë ishte I vetëm për shut, rotacioni i dobët ndaj Council pas lojës në pick n’roll dhe pakujdesia duke e lënë të vetëm Burim Zekiqin për shut. 

https://www.youtube.com/watch?v=FaIwlZf24Aw&feature=youtu.be 


9.

Humbja e koncentrimit që ishte normale për shkak të lodhjes, gabimet e shumta personale dhe topat e humbur bënë që Trepça të humbë ndeshjen në fund. Edhe pse duhet komplimentuar taktikën e trajnerit dhe angazhimin e lojtarëve, mund të themi lirisht se po të kishte bankë rezervë më të fortë, takimi do të kishte fund krejtësisht tjetër. 

https://www.youtube.com/watch?v=Cl-kUTnCC30&feature=youtu.be 

 

 

Komentet janë të mbyllura.