Basketboll

KOSOVA SOT NË KONFERENCË PËR MEDIA, PARA NDESHJES SË NESËRME

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se sot, nga ora 14:15 do të mbahet konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ku do të flasin drejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Granit Rugova, përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos dhe kapiteni Dardan Berisha.

Konferenca mbahet pas stërvitjes të së mërkurës paradite, që fillon nga ora 12:00.

Ndeshja Kosova-Islanda do të zhvillohet të enjten nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Komentet janë të mbyllura.