Basketboll

MARMARINOS: JEMI PËRGATITUR MIRË PËR ISLANDËN

Kosova sonte zhvillon njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në vitet e fundit. Dardanët do të përballen me Islandën, në ndeshjen që zhvillohen nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Përzgjedhësi i Kosovës, ChristosMarmarinos, ishte i kënaqur me angazhimin e lojtarëve në stërvitje.

“Basketbollistët kanë dhënë gjithçka në stërvitje. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Është e rëndësishme që të gjithë të japin më të mirën nga vetja. Deri më tani jam shumë i kënaqur. Duam të përfaqësojmë sa më mirë Kosovën në garat ndërkombëtare”, u shpreh Marmarinos.

Komentet janë të mbyllura.