Basketboll

NESËR NISË FAZA E DYTË E LIGËS BALLKANIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e nesërme pritet të nisë faza e dytë e Ligës Ballkanike, garë në të cilën luajnë edhe dy skuadrat kosovare, Peja e Rahoveci.

Në fakt xhiro e parë hapet me një derbi shqiptar, Vllaznia-Peja. Ndeshje kjo që luhet në Shkodër të Shqipërisë me fillim nga ora, 18:00.

Ndërsa, pasnesër takimin e radhës në këtë garë e zhvillon edhe skuadra e Rahovecit, që si vendase e pret ekipin malazez, Ibar Rozhaje. Kjo ndeshje nisë në ora 19:00.

Komentet janë të mbyllura.