Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
DINO n’ASIST: LUKSEMBURGU – KOSOVA – AsistiOnline
Basketboll

DINO n’ASIST: LUKSEMBURGU – KOSOVA

- 15 SHNDËRROHET NË FITORE

(AsistiOnline) – Pas video-analizës speciale të ndeshjes me Islandën, ASISTIONLINE ju sjell detajet dhe thellësin edhe të ndeshjes Luksemburgu – Kosova të cilën e fituan Dardanët përkundër minusit prej 15 pikëve mirëpo disciplina në lojë, vendosmëria dhe shpirti luftarak deri në sekondat e fundit sollën edhe triumfin e dytë rresht dhe suksesin e 100% në start të Parakualifikimeve për Botërorin 2023.

Në vazhdim, vetëm për ju DINO n’ASIST dhe LUKSEMBURGU – KOSOVA

Shkruan Dino:

Kosova filloi takimin me mbrojtje mjaftë agresive, të cilën u mundua ta zhvillojnë gjatë tërë takimit. Mbrojtja e tyre agresive rezultoi me shumë topa të vjedhur, prej të cilave lindën kundërsulme mjaftë të shpejta dhe sigurtë I përfundonin me shënime.

1. KUNDERSULMET E KOSOVES PAS TOPAVE TE VJEDHUR

Përveq kundërsulmeve, Kosova zhvillonte edhe aksione mjaftë të mira. Loja e thjeshtë, me shumë opsione krijonte mundësi edhe për lojë individuale, krejt kjo falë hapësirës së krijuar.

2. LOJA E THJESHTE NE SULM E KOSOVES

 

Lojë të mirë, Kosova bëri edhe gjatë situatave të pick n’rollit. Të udhëhequr nga Berisha dhe Kastrati, të cilët pas çdo blloku në mes gjenin mjaftë mirë nën kosh Rugovën dhe Morinën. Kurse gjatë bllokut anash sulmonin anën e ndihmës prej të cilës ndëshkuan kundërshtarin me mjaftë shënime për tre pikë.

3. PASIMET E MIRA TE KOSOVES PAS PICK N ROLLIT NE MES

4. PICK N ROLLI ANASH I KOSOVES (SI U SULMUA ANA E NDIHMES)

Drilon Hajrizi bëri lojë mjaftë të mirë në këtë takim, sidomos nën kosh që ishte I qind për qindtë nga çdo tentim. Mirëpo në vazhdim sidomos 1 minuti pushim të kërkuar nga trajneri I Luksemburgut, sa herë qëe merrte topin nën kosh, Hajrizi dyfishohej. Mirëpo bashkëlojtarët e tij, lëviznin mirë pa top, bënin bllok njëri tjetrit për të qenë të lirë. Hajrizi me mençuri I gjeti të lirë sidomos Kastratin dhe Tmushiqin të cilët shënuan 3 treshe për të kthyer rezultatin në favor të Kosovës.

5. LOJA E MENÇUR E DRILONIT, PAS DYFISHIMIT NEN KOSH

Për dallim nga loja mjaftë e mirë në fazën e sulmit, Kosova pati shumë probleme në mbrojtje, sidomos gjatë mbrojtjes së pick n’rollit.

6. MBROJTJA E DOBET E PICK N ROLLIT NE MES NGA KOSOVA (MOSNDALJA E DEPERTIMEVE)

Në mes të fushës kishte problem në ndaljen e depërtimeve, kurse anash kishte reagim të dobët nga vija e fundit që duhej të ndihmonte më herët.

7. MBROJTJE E DOBET E PICK N ROLLIT ANASH NGA KOSOVA (REAGIM I DOBET NGA VIJA E FUNDIT) *JO KOMUNIKIM I MIRE

Problem tjetër, Kosova pati edhe nga shënimi I pikëve të Luksemburgut pas kërcimeve në sulm.

8. PIKET E PRANUARA NGA KERCIMET NE SULM TE LUKSEMBURGUT

Pikë kyqe e fitores së Kosovës, ishte edhe ndërrimi I mbrojtjes në 3 minutat e fundit të takimit, ku pas çdo blloku bëhej ndërrimi I lojtarëve, duke ju ndaluar depërtimi lojtarëve të Luksemburgut.

9. NDERRIMI I LOJTAREVE PAS PICK N ROLLIT NGA KOSOVA NE MINUTAT E FUNDIT

 

 

Komentet janë të mbyllura.