Basketboll

ZYRTARE: GOLDEN EAGLE YLLI PËRFORCOHET ME ISH – BASKETBOLLISTIN E NBA  

Pas disa ditëve bisedime, Golden Eagle Ylli ka arritur marrëveshje me Vander Blue deri në fund të sezonës 2019/2020.

Blue është 27 vjeç, i gjatë 193 cm dhe luan në pozitat 1 dhe 2.

Edhe pse me minutazh të vogel ai ka qenë pjesë e dy ekipeve me më së shumti histori në ligen më të fortë në botë NBA.

Boston Celtics ( 2013-2014, 4.9 minuta,1 kërcime, 0.33 asistime per ndeshje dhe La LA Lakers (2014-2015 2 ndeshje, 36.9 min,4.5 kërcime,4 asisitme për ndeshje dhe 2017-2018 5 ndeshje, 9 min,0.2 kërcime dhe 1.2 asistime për ndeshje).

Ai ka marrë pjesë në NBA Summer League me ekipet e NBA si Memphis, Huston, San Antonio, Chicago Dallas dhe LA Lakers. Gjithashtu ka qenë pjesë e disa ekipeve në Europe dhe Azi.

Komentet janë të mbyllura.