Basketboll

VËLLAZNIMI MBETET SKUADRA E VETME PA HUMBJE NË LIGËN E PARË, FITORE ARRITËN EDHE PRISHTINA E RE DHE M.H PRISHTINA

Prishtinë  (AsistiOnline.com) -Skuadra e vetme pa humbje sivjet në Ligën e Parë, Vëllaznimi ka arritur fitoren e 11-të sezonale, pas sonte mposhti Borean me rezultat 87:58.

Në ndeshjet tjera që u zhvilluan sot në kuadër të xhiros se 11-të, Prishtina e Re ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 88:82, ndeshja e cila u vendos në vazhdime, pasi koha e rregullt përfundoi 77:77.

Fitore ka arritur edhe Marigona Hill Prishtina që ka mundur New Basket me rezultat 78:69.

Ndeshja Istogu-AS Prishtina është shtyrë për më vonë.

Komentet janë të mbyllura.