Basketboll

TIMONIERI I BASHKIMIT: SIKURSE NË ÇDO NDESHJE EDHE SONTE PËR TRIUMF

Prishtinë(AsistiOnline) – Kryetrajneri i skuadrës së Bashkimit, Illmen Bajra është shprehur optimist para sfidës ndaj Prishtinës, që skuadra e tij e zhvillon sonte në kuadër të elitës së basketbollit kosovar.

Në një prononcim ekskluziv për AsistiOnline.com, Bajra po beson që me përgatitjet që janë bërë në ekip, por edhe me përkrahjen e publikut e në veçanti të “Arpagjikve”, prizrenasit do të fitojnë.

“Jemi përgaditur gjatë gjithë kësaj jave për ndeshjen me Prishtinën, besoj se do të jetë një derbi pasi që Prishtina ka një ekip mjaft cilësorë. Pushimi i gjatë për shkak të Përfaqësueses nuk i ka bërë mire asnjë ekipi besoj, po ne jemi munduar që në çdo aspekt ta mbulojmë këtë pushim të gjatë me anë të stërvitjeve taktike dhe fizike. Në çdo ndeshje hyjmë për të nxjerrë rezultat sa më pozitiv njëashtu dhe në këtë do e bëjmë të njëjtën, atmosfera është shumë e mirë dhe besoj se do të shfaqim një lojë tē mirë me angazhim maksimal, para “Arpagjikve” të cilët i ftoj që të na pëkrahin sa më shumë në këtë ndeshje për ta ngritur më tepër motivimin tek lojtarët”, tha Bajra për AsistiOnline.com

Ndeshja e sontme nisë në ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Art Sport 1.

Komentet janë të mbyllura.