Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
DINO n’ASIST : EDICIONI FANTASTIK PO VAZHDON – AsistiOnline
Basketboll

DINO n’ASIST : EDICIONI FANTASTIK PO VAZHDON

TREPÇA NGADAL PO E KTHEN FIZIONOMIN E DIKURSHME

(AsistiOnline) – Fundjava të cilën e lam pas solli ndeshje shumë interesante dhe me përfundime dramatike . Kishim dy derbi fantastik në Prizren e Therandë si dhe betejë të ngushtë për kreun e tabelës dhe pozitë sa më të mira startuese në Play Off, në Rahovec. Po ashtu , në Minatorin ku është kthyer atmosfera e bukur kishim derbin për mbijetesë. Gjitha këto e kanë shndërruar edicionin e sivjetmë të Superligës në stinorin më të bukur dhe më atraktiv në 15 vitet e fundit.

Prandaj, përveç lajmeve, raporteve dhe analizave, për t’a bërë kënaqësin e përcjelljes së këtyre bukurive basketbollistike edhe më interesante dhe më të detajuar, AsistiOnline sjell thellësinë e analizave të ndeshjeve të Superligës me syrin e trajnerit i cili na shpjegon  taktikat e suksesshme por dhe gabimet e skuadrave. AsistiOnline ju sjell  video-analizat speciale: Dino n’ASIST.

 

DINO N’ASIST : TREPÇA NGADAL PO E KTHEN FIZIONOMIN E DIKURSHME

Një javë shumë interesante dhe përplot me ndeshje të bukura për t’u analizuar e kemi lënë pas. Në veçanti ishte interesante e shtuna e cila u hap me duelin në Minatori ku palestra ishte përsëri plot dhe atmosfera e bukur në duelin për mbijetesë. Trepça shënoi fitore shumë të rëndësishme në luftë për mbijetesë ndaj rivalit direkt, Feronikelit dhe ngadalë po e rikthen lojën e dikurshme dhe fizionominë e lojës por nuke kishte lehtë.

Trepça në çerekun e dytë hasi në shumë probleme ndaj Feronikelit. Në fazën e sulmit pati shumë topa të humbur, nuk shfrytëzonte hapësirat e  lira për të depërtuar, nuk ndëshkonte me shut dyfishimin që bëhej nën kosh dhe  nuk kishin durim në konkretizim të aksioneve.

VIDEO 1 – SULMI I TREPCES NË ÇEREKUN E DYTE

 

Këto gabime, Feronikeli i shfrytëzoi mjaftë mirë, kur ishte rezultati 28 me 25 në të mirë të  minatorëve, me seri  9 me 0 krijuan epërsi prej 6 pikëve, 28 me 34. Tërë kjo  u realizua nga aksionet e zhvilluara mirë, kundërsulmet e shpejta dhe pikët e shënuara nga kërcimet në sulm.

VIDEO 2 – LOJA E MIRË E FERONIKELIT NË ÇEREKUN E DYTË

 

E tërë kjo ndryshoi në pjesën e dytë, sidomos në çerekun e tretë, në të cilin Trepça u fut më fytyrë krejtësisht tjetër. Gjatë tërë çerekut, minatorët bënë mbrojtje mjaftë agresive duke lejuar kundërshtarin ti shënojnë vetëm 7 pikë.

VIDEO 4 – MBROJTJA AGRESIVE E TREPÇËS DHE GABIMET E FERONIKELIT NË ÇEREKUN E TRETË

 

Në sulm, mbrojtjen anash të Feronikelit e sulmuan mjaftë mirë përmes bllokave të rrejshëm. Mitrovicasit realizuan aksione të mira duke sulmuar pikat e dobëta të Feronikelit. Po ashtu mysafirët patën shumë topa të humbur në fazën e sulmit sidomos gabimet në hapa.

VIDEO 3 – SULMI I MIRË I TREPÇËS NË ÇEREKUN E TRETË

 

Ndërkohë, të shtunën mbrëma në Sezai Surroi u zhvillua edhe derbi klasik, Bashkimi – Sigal Prishtina. Prizrenasit për herë të dytë sivjet, si nikoqir  mposhtën Prishtinën duke dhënë sinjale se ata sivjet seriozisht konkurrojnë për top pozitë. Analizën e kësaj ndeshje fantastike dhe të çmendur e cila ishte një nga përballjet me rrjedhën më interesante viteve të fundit, pasi Bashkimi shkoi në plus 15 e pastaj humbi epërsi dyshifrore për të kaluar në minus 20 sa ishte epërsia maksimale e Sigal Prishtinës dhe krejt në fund, portokallinjtë sërish e anuluan atë për ta fituar ndeshjen krejt.

 

Si dhe pse ndodhi kjo, do ta mësoni sot në video-analizën Dino n’Asist e cila vjen për pak në AsistiOnline.

 

Komentet janë të mbyllura.