Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
DINO n’ASIST : NJË NGA NDESHJET MË TË ÇMENDURA VITEVE T’FUNDIT – AsistiOnline
Basketboll

DINO n’ASIST : NJË NGA NDESHJET MË TË ÇMENDURA VITEVE T’FUNDIT

BASHKIMI KRIJOJ +15, PASTAJ SHKOJ NË -20 DHE NË FUND FITOI !

(AsistiOnline) – Pas duelit tejet interesant në Minatori, e shtuna solli derbin fantastik në Prizren. Në Sezai Surroi u zhvillua derbi klasik, Bashkimi – Sigal Prishtina dhe prizrenasit për herë të dytë sivjet, si nikoqir, mposhtën Prishtinën.

AsistiOnline ju sjell edhe video-analizën e kësaj ndeshje fantastike dhe të çmendur e cila ishte një nga përballjet me rrjedhën më interesante viteve të fundit. Fillimisht Bashkimi shkoi në plus 15 e pastaj humbi epërsinë dyshifrore për të shkuar në minus 20, sa ishte epërsia maksimale e Sigal Prishtinës. Krejt në fund, portokallinjtë e anuluan minusin e madh dhe e fituan ndeshjen.

Si dhe pse ndodhi kjo, do ta mësoni sot në video-analizën Dino n’Asist e cila vjen për pak në AsistiOnline.

 

DINO N’ASIST: BASHKIMI – PRISHTINA

Ekipi i Bashkimit që nga fillimi I takimit, zhvilloi mbrojtje mjaftë agresive, të cilën e konkretizoi me kundërsulme shumë të shpejta të cilat rezultuan me krijim të epërsisë në çerekun e parë, po ashtu edhe me rikthim të epërsisë në pjesën e dytë.

VIDEO 1 – KUNDËRSULMET E BASHKIMIT PAS MBROJTJEVE AGRESIVE

 

Në fazën e sulmit bënin mbulim mjaftë të mirë të pozitave pas bllokut dhe depërtimeve. Loja e tyre me “spacing” hapësirë mjaftë të mirë në sulm ndikoi që prishtinasit të kenë probleme gjatë ndihmës për ti ndalur depërtimet.

VIDEO 2 – MBULIMI I POZITAVE PAS BLLOKUT DHE DEPERTIMEVE TE LOJTAREVE TE BASHKIMIT

 

Sigal Prishtina nuk ishte në nivelin e duhur në mbrojtje. Bënin shumë gabime gjatë mbrojtjes së bllokut, ku mungonte komunikimi i lojtarëve për të bërë “bump” po ashtu edhe gjatë ndërrimit të lojtarëve kishte vonesa në pozicionim, të cilën lojtarët e Bashkimit e ndëshkuan me gjuajtje për tre pikë dhe me depërtime nën kosh.

VIDEO 3 – MBROJTJA E DOBËT E PRISHTINËS NE PICK N’ROLL

 

Pas përfundimit të çerekut të parë, Prishtina arriti ta gjejë ritmin në fazën e sulmit. Mbrojtja anash që e bënin prizrenasit kishte vonesa për ndihmë vija e fundit. Këtë gjë e shfrytëzuan lojtarët me përvojë të Prishtinës.

VIDEO 4 – SULMI I MIRË I PRISHTINËS GJATË BLLOKUT ANASH

 

Përmbytja e rezultatit dhe krijimi i epërsisë prej 20 pikëve ndodhi të Sigal Prishtinës u krijua nga mbrojtja agresive dhe kundërsulmet e shpejta.

VIDEO 5 – KUNDËRSULMET E PRISHTINËS PAS MBROJTJES AGRESIVE

 

Në ndaljen e hovit dhe problemeve për sulm të rrjedhshëm te Bashkimi ndikoi mbrojtja zonale e Sigal Prishtinës në çerekun e dytë, gjatë të cilës herë pas herë bënin edhe kthim mbrojtje në njeri duke ndërruar lojtarët.

VIDEO 6 – MBROJTJA ZONALE E PRISHTINES – NDËRRIMI I LOJTARËVE

 

Ajo çka bëri Prishtina për 18 minuta gjatë çerekut të dytë dhe fillimit të pjesës së dytë ra në lloq për shkak të lojës së plogësht që e bënë në dy minutat e fundit të çerekut të tretë.

VIDEO 7 – LOJË E PLOGËSHT E PRISHTINËS NË 2 MINUTAT E FUNDIT TE ÇEREKUT TË 3-TË

 

Ishte kjo ndeshja e dytë e shtunës mbrëma kurse e diela solli edhe dy duele fantastike, Golden Eagle Ylli – Peja dhe Rahoveci – Ponte Prizreni. Repriza e finales së Kupës ndërmjet të Yllit e Pejës ishte po ashtu shumë interesante dhe përplot me kthesa. Analizën e kësaj ndeshje fantastike dhe po ashtu të bukur AsistiOnline do t’ju sjell nesër në edicionin më të ri: Dino n’Asist.

Golden Eagle Ylli – Peja …

 

Komentet janë të mbyllura.