Basketboll

HAXHIU: PËRVOJA DHE MOTIVI I SKUADRËS DO NA SJELLIN FITOREN

Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni besnik i skuadrës së Trepçës, Valdrin Haxhiu po beson në rezultat për Trepçës, ndaj Lipjanit sonte.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, Haxhiu tha se, ekipi mitrovicas është i mobilizuar maksimalisht dhe se në duelin e sontëm presin vetëm fitore.

“E dimë që Lipjani është i motivuar pas fitores së fundit në Ligë dhe ka pasur kohë një muaj të përgatitet, mirëpo ne do jemi të kujdesshëm dhe besoj që përvoja dhe motivi do na e sjellin rezultatin pozitiv. Ne sonte udhëtojmë në Lipjan me të vetmin qëllim fitoren”, tha Haxhiu para ndeshjes.

Ndeshja e sontme, Lipjani-Trepça, luhet sonte nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Art Sport 1.

Komentet janë të mbyllura.