Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
DINO n’ASIST : PEJA DËSHMOI SE ËSHTË PRETENDENTE SERIOZE PËR TITULL – AsistiOnline
Basketboll

DINO n’ASIST : PEJA DËSHMOI SE ËSHTË PRETENDENTE SERIOZE PËR TITULL

Video-analiza e derbit Peja - Rahoveci (89:70)

(AsistiOnline) – Pas një starti të ngadalshëm sivjet dhe vonesës në konsolidimit të ekipit në vjeshtë, Peja gjatë afatit dimëror bëri tri transferime të qëlluara duke u përforcuar me basketbollistin më të mirë kosovar të gjitha kohëve: Dardan Berishën, pastaj ktheu në Karagaq edhe Arti Hajdarin dhe angazhoi qendrën tejet kualitative amerikane me përvojë edhe në NBA, Richard Jaksonin. Kjo dha rezultat sepse verdh e zinjt tashmë fituan trofeun e parë kte edicion: Kupën e Kosovës.

Pikërisht në këtë garë, në gjysmëfinale, Peja ishte takuar me Rahovecin dhe e kishte mposhtur kurse të dielën mbrëma në një ambient fantastik në Karagaq, Peja shënoi fitore edhe në kuadër të xhiros 27 të Superligës duke triumfuar ndaj Rahovecit me rezultat 89:70. Ishte kjo fitorja e 15-të sezonale e Pejës në Superligë.

Dardan Berisha me 27 pikë, 4 kërcime, 6 asistime, 2 topa të vjedhur e 1 bllokadë i priu skuadrës pejane. Dardani ishte fenomenal duke shënuar 5 treshe nga 8 tentime ndërsa qëlloi të gjitha 4 gjuajtjet e lira. Megjithatë, lojtari më i vlefshëm i mbrëmjes ishte i mrekullueshmi Henrik Shirko. Lojtari më i mirë i huaj në Kosovë ishte lojtari i ndeshjes me indeksin plus 32 dhe realizoi 20 pikë, 8 kërcime e 6 asisitime duke qëlluar 4 treshe nga 8 tentime dhe ishte i pagabueshëm për dy pikë duke qëlluar të gjitha 4 tentimet. Plejmejkeri i skuadrës Nigel Johnson luajti me 13 pikë, 6 kërcime e 5 asistime kurse i vetmi që luajti me double double ishte qendra Richard Jackson me 12 pikë e 10 kërcime.

Nga ana tjetër tek Rahoveci edhe njëherë me radhë më efikasi ishte Derell Davis me 24 pikë e 8 kërcime kurse lojë shumë të mirë bëri Alban Veselin i cili shënoi 15 pikë, prej tyre 4 treshe nga 7 tentime.

Në vazhdim AsistiOnline sjell video-analizën Dino n’Asist.

 

DINO n’ASIST :   PEJA – RAHOVECI 

Ekipi i Pejës nga fillimi i takimit shfrytëzoj kundërsulmet nga topat e vjedhur ndërsa ishin shumë efikas në realizim

1. KUNDERSULMET E PEJES NGA TOPAT E VJEDHUR

 

Po ashtu, në këtë ndeshje u veçua mbyllja e mirë e koshit dhe shpejtimi i pasimit të parë nga kërcimi në mbrojtje prej nga derivuan kundërsulmet atomike të Pejës.

2. KUNDERSULMET E PEJES NGA KERCIMI NE MBROJTJE

 

Peja epërsinë arriti ta krijoj po ashtu nga loja e mirë në fazën e sulmit, sidomos përmes “Pick n Rollit” gjatë të cilës gjente hapësira për depërtim dhe shënim.

3. SULMET E MIRA PERMES PNR NGA PEJA

 

Po ashtu sulmet e Pejës kishin efikasitet më të lartë, nga loja e mençur e Dardanit i cili lexonte mjaftë mirë reagimet e lojtarëve shtatë lartë të Rahovecit gjatë lojës në Pick n Roll.

4. LOJA E MIRE E DARDANIT NE PICK N’ROLL

 

Gabimet ne fazën e sulmit te Rahoveci ndikuan në lojë jo efektive sidomos në pjesën e parë ku patën shumë topa të humbur.

5. GABIMET E RAHOVECIT NE FAZEN E SULMIT NGA RAHOVECI

 

Mirëpo herë pas herë kur ekipi pejan kishte rënie të lojës, mysafirët e shfrytëzuan përmes kundërsulmeve, duke u kthyer disa herë në rezultat.

6. KUNDERSULMET E RAHOVECIT

 

Ajo çka i mungonte Rahovecit në shumicën e takimeve, në këtë ndeshje filloi të ketë efekt dhe ishin pikërisht gjuajtjet për 3 pikë të Alban Veselit shumë të disponuar.

7. TRESHET E ALBANIT

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.